Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, së bashku me përfaqësues të AUV-së, ka vizituar pikat kufitare në Merdarë dhe Hani i Elezit për të parë nga afër zbatimin e kontrolleve fitosanitare dhe veterinare.
Gjatë vizitës u theksua se janë forcuar masat për kontrollin e produkteve të qumështit, ushqimeve dhe kafshëve që hyjnë në Kosovë, përfshirë analizat laboratorike dhe verifikimin e standardeve.
Muja tha se këto masa synojnë mbrojtjen e konsumatorit dhe prodhuesve vendorë, duke theksuar se kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha pikat kufitare.




