Njësiti i Trafikut Rajonal në Prishtinë ka nisur zbatimin e planit të shtuar të kontrolleve ndaj autobusëve dhe kamionëve, në kuadër të programit ndërkombëtar ROADPOL, që nga data 4 maj 2026.
Gjatë dy ditëve të para të kontrollit janë konstatuar një numër parregullsish në gjendjen teknike të automjeteve, të cilat lidhen kryesisht me elemente që ndikojnë në sigurinë rrugore.
Autoritetet kanë bërë të ditur se pas përfundimit të operacionit do të publikohen rezultatet dhe masat e ndërmarra, ndërsa u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të rënda të sigurojnë gjendjen e rregullt teknike të mjeteve për të rritur sigurinë në trafik.




