Policia e Kosovës, përmes Njësitit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe në bashkëpunim me Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka zhvilluar një operacion në Agjencinë Kadastrale e Kosovës dhe në disa lokacione të tjera.Operacioni është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në kuadër të hetimeve për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “falsifikim dokumentesh” dhe “legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.
Sipas dyshimeve, personat A.Q. dhe N.K., në bashkëveprim, kanë përdorur një dokument të falsifikuar të vitit 1966 për këmbim pronash, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm. Dyshohet se me ndihmën e zyrtarit A.B., dokumenti është paraqitur si autentik dhe është futur në arkivat e gjykatës, ndonëse nuk ka ekzistuar në evidencat zyrtare.




