Një delegacion i Policisë së Kosovës, i kryesuar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm Fehmi Hoti, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi, ku është pritur nga homologu i tij Mustafa Çalışkan.Gjatë takimit është diskutuar bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Policisë Kombëtare Turke, me fokus në koordinimin e aktiviteteve bilaterale dhe forcimin e partneritetit ndërkombëtar.
Palët vlerësuan lart bashkëpunimin ekzistues, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të informatave dhe përfshirjen në iniciativa të përbashkëta, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, krimeve të rënda, migrimit ilegal dhe terrorizmit.Po ashtu, u diskutua zgjerimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve profesionale, përfshirë zhvillimin e burimeve njerëzore dhe avancimin e kapaciteteve teknike e teknologjike.




