Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar çmimet tavan të derivateve të naftës që vlejnë për ditën e sotme.
Sipas vendimit, nafta (dizel) do të kushtojë deri në 1.69 euro për litër, një cent më shumë se një ditë më parë, ndërsa benzina është caktuar në 1.50 euro për litër. Çmimi i gazit mbetet në 0.81 euro për litër.





