Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka njoftuar vendimin për sistem të detyrueshëm të raportimit digjital në sektorin e qumështit.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, të gjitha qumështoret, pikat grumbulluese, përpunuesit dhe importuesit do të obligohen të raportojnë online të dhëna për prodhimin, stoqet dhe importet. Ky sistem synon rritjen e transparencës, gjurmueshmërisë dhe kontrollit në tregun e qumështit, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe fermerëve vendorë.




