Opinionisti Avni Arifi ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ish-presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se gjatë pesë viteve të fundit nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë për diasporën.
Sipas tij, përveç përdorimit të diasporës si bazë elektorale dhe lehtësimit të procesit të votimit, nuk është bërë asgjë tjetër në të mirë të bashkatdhetarëve.
Arifi deklaroi se mungojnë edhe marrëveshjet për udhëtime më të lira me aeroplan për diasporën, duke shtuar se shumë qytetarë detyrohen të udhëtojnë përmes Shkupit ose Tiranës.




