Vigan Qorrolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se në takimet e Albin Kurtit me Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun janë diskutuar edhe emra konkretë për postin e presidentit.
Ai tha se përveç parimeve, në këto takime janë përmendur edhe persona nga bota akademike që, sipas tij, i plotësojnë kriteret për këtë pozitë.
Qorrolli nuk zbuloi emrat e propozuar, por u shpreh se kryeministri Kurti mund t’i bëjë publikë gjatë fushatës.




