Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli rutinë në pikën kufitare të Vërmicës është zbuluar një rast me mospërputhje në dokumentacionin e një dërgese tranzit.
Sipas njoftimit, gjatë verifikimit të faturave dhe dokumenteve shoqëruese, zyrtarët doganorë kanë vërejtur parregullsi në vlerën e deklaruar. Më pas, pas një kontrolli më të detajuar, janë identifikuar dy dokumente me të njëjtin numër kontrate shitblerjeje, por me vlera të ndryshme të deklaruara.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se për rastin është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave nr. 08/L-247.
Institucioni ka ritheksuar përkushtimin e tij në parandalimin e praktikave të paligjshme dhe në mbrojtjen e tregtisë së ndershme në vend.




