Ushtarë nga Komanda Rajonale-Lindje (RC-E), pjesë e misionit të KFOR, kanë vizituar shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, ku kanë zhvilluar demonstrata mjekësore dhe aktivitete të edukimit shëndetësor.
Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 500 nxënës dhe më shumë se 60 mësues, të cilët u informuan për tema si ndihma e parë, higjiena personale dhe aktiviteti fizik.
Përmes këtyre angazhimeve, KFOR-i ka bërë të ditur se vazhdon të forcojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe të kontribuojë në krijimin e një mjedisi më të sigurt për qytetarët në Kosovë.




