Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Kosovës ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Administratës Kundër Drogave të SHBA-së (DEA), përfshirë Atasheun e vendit Scott M. Caporossi, analisten e inteligjencës Kathleen (Kacey) Garrett, si dhe Znj. Kimberly Riffe, atashe e DOJ/ICITAP në Ambasadën e SHBA-së.
Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimin e iniciativave që synojnë rritjen e kapaciteteve profesionale të Policisë së Kosovës. Palët diskutuan gjithashtu mundësitë për trajnime dhe programe të përbashkëta në fushën e luftimit të krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve.
Në një takim të veçantë, delegacioni i DEA-s u takua edhe me zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, ku u shqyrtuan mënyrat për bashkëpunim të mëtejshëm dhe avancim të aftësive hetimore.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës shprehu vlerësim për mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për forcimin e sundimit të ligjit në vend.




