Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar rolin e diasporës në shtetndërtimin e Kosovës.
Në një video-mesazh drejtuar mërgatës, Hamza ka shprehur mirënjohje për kontributin e tyre ndër vite, duke thënë se diaspora ka qenë mbështetje e rëndësishme për familjet, ekonominë dhe promovimin e Kosovës jashtë vendit.
Ai ka bërë të ditur se afati për regjistrim është i hapur deri më 17 maj, ndërsa ka ftuar bashkatdhetarët të marrin pjesë në vendimmarrje, duke theksuar nevojën për bashkim dhe pjesëmarrje aktive në proceset zgjedhore.




