Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) i është drejtuar me një letër kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe disa ministrave, duke kërkuar financim emergjent dhe zgjidhje afatgjatë për funksionimin e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Në letër theksohet se mungesa e mbështetjes financiare po rrezikon seriozisht funksionimin e këtyre strehimoreve, duke i lënë gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në pasiguri dhe rrezik të vazhdueshëm.
RrGK paralajmëron se situata mund të çojë në dështim të përmbushjes së obligimeve ligjore dhe kushtetuese të shtetit për mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit të qytetarëve, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme institucionale.




