Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ku është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe avancimin e projekteve të përbashkëta.
Në takim, u theksua rëndësia e dialogut të hapur dhe bashkëpunimit praktik ndërinstitucional, me fokus në projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Krasniqi prezantoi prioritetet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe theksoi nevojën për koordinim më të ngushtë me komunat.
Nga ana e tij, ambasadori Rudolph vlerësoi punën e MAPL-së dhe rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin e qeverisjes lokale në Kosovë. Të dy palët u pajtuan se partneriteti dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mbeten kyçe për zhvillim të qëndrueshëm në vend.




