Sot shënohet 93-vjetori i lindjes së ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, e cila mbetet një nga figurat më të rëndësishme të kulturës muzikore shqiptare.
E lindur më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, ajo ndërtoi një karrierë mbi 50-vjeçare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën e lehtë dhe atë popullore artistike. Interpretimet e saj u vlerësuan për stilin unik dhe emocionin që përcillnin.
Një nga këngët më të njohura të saj mbetet “Baresha”, e cila konsiderohet kryevepër e muzikës shqiptare dhe simbol i interpretimit të saj artistik. Teksti i këngës është shkruar nga Rifat Kukaj.
Për kontributin e saj të jashtëzakonshëm, Pagarusha u nderua në vitin 2012 me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë. Ajo ndërroi jetë më 7 shkurt 2020, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike.




