Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të nominohet kandidati për kryeministër dhe të hartohet lista e kandidatëve për deputetë.
Në mbledhje do të shqyrtohet edhe mundësia e bashkëpunimit me Vjosa Osmani.
Takimi do të mbahet të shtunën nga ora 12:00.




