U.d. e Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka deklaruar se Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet anëtare të Bashkimi Evropian për të avancuar drejt statusit të kandidatit.
Ajo theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të lira, formimit të shpejtë të institucioneve dhe zbatimit të marrëveshjeve të dialogut, duke kërkuar stabilitet politik dhe bashkëpunim ndërpartiak.
Palatova rikujtoi se BE-ja ka investuar mbi 3.7 miliardë euro në Kosovë që nga viti 1999, duke e cilësuar BE-në partnerin më të madh dhe më të besueshëm të vendit.




