Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë reaguar ndaj raportimeve lidhur me raportin e Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, duke theksuar se raporti nuk konstaton shkelje të të drejtave të të akuzuarve nga ana e gjykatës.
Sipas zëdhënëses Angela Griep, raporti nuk arrin në përfundimin se vendimet për paraburgim apo praktika e gjykatës bien ndesh me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Nga DhSK-ja u tha se shumë çështje janë ende në shqyrtim dhe mund të apelohen, ndërsa u theksua se raporti nuk do të ndikojë në punën e gjykatës.




