Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka deklaruar se Kosova nuk mund të marrë automatikisht statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, por duhet t’i bindë të 27 shtetet anëtare.
Në një aktivitet për Ditën e Evropës, ajo tha se Kosova duhet të vazhdojë me zgjedhje të lira dhe të drejta, formim të shpejtë të institucioneve dhe avancim të reformave. Palatova theksoi gjithashtu rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve të dialogut dhe trajtimit të komuniteteve joshumicë, si elemente kyçe në procesin e integrimit evropian.




