Ekipi i Klan Kosovës është sulmuar gjatë raportimit për një rast tragjik në Ferizaj, ku dyshohet se një nënë ka privuar nga jeta foshnjën e saj të porsalindur.
Ngjarja ka ndodhur në Prelez të Muhaxherëve, ku një person ka dalë nga vetura dhe ka sulmuar kameramanin Arben Restelica me një shufër metalike, duke i shkaktuar dëme edhe pajisjes së kamerës.
Sipas raportimit, sulmi ka ndodhur në momentin kur ekipi po përgatitej për transmetim direkt nga vendi i ngjarjes.




