Federata e Basketbollit e Kosovës ka publikuar orarin e serisë finale të Superligës, ku Trepça dhe Bashkimi do të përballen për titullin kampion.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 10 maj në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, duke filluar nga ora 19:30.
Sipas rregullores, kampion do të shpallet skuadra që arrin katër fitore në seri. Trepça hyn në finale si kampione aktuale, pas triumfit ndaj Bashkimit në edicionin e kaluar.




