FBI në bashkëpunim me DOJ/ICITAP ka përfunduar dy trajnime të specializuara për Departamentin e Inteligjencës në Policinë e Kosovës, ku janë certifikuar 35 zyrtarë.
Trajnimet janë fokusuar në inteligjencë, analiza dhe metoda moderne të punës policore, duke synuar ngritjen e kapaciteteve profesionale.
Policia e Kosovës e ka vlerësuar programin si të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm institucional dhe ka falënderuar partnerët amerikanë për mbështetjen.





