Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritur drejtorin e IKKL-së, Atdhe Hetemi, i cili i dorëzoi raportin gjashtëmujor të punës për periudhën nëntor 2025 – maj 2026.
Në takim u diskutua për progresin në dokumentimin e krimeve të luftës, përfshirë krijimin e databazave të viktimave, masakrave dhe varrezave masive, si dhe forcimin e kapaciteteve për drejtësi tranzicionale.
Po ashtu, u theksua bashkëpunimi me institucione vendore e ndërkombëtare dhe aktivitetet shkencore për trajtimin e traumës së luftës.
Kurti vlerësoi punën e institutit, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit dhe ruajtjes së së vërtetës historike.




