Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e Liderit Luftarak”.
Kursi për snajper është realizuar nga Qendra e Stërvitjes Profesionale dhe ka pasur për qëllim ngritjen e kapaciteteve taktike dhe operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, duke i trajnuar për qitje precize në distanca të largëta me kalibra të ndryshëm.
Ndërsa “Kursi i Liderit Luftarak” është zhvilluar nga Shkolla e Nënoficerëve, ku pjesëmarrësit kanë ndjekur trajnim intensiv në udhëheqje ushtarake, planifikim operacional, komunikim dhe vendimmarrje në terren.
Sipas KDS-së, përmes ligjëratave dhe ushtrimeve praktike, kursantët kanë treguar disiplinë, përkushtim dhe nivel të lartë profesionalizmi gjatë gjithë trajnimit.




