Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se rreziku nga infeksioni me Hantavirus në Kosovë vlerësohet shumë i ulët dhe situata është e qëndrueshme.
Sipas IKSHPK-së, sëmundja nuk është e re dhe rastet në vend ndër vite kanë qenë të rralla dhe të izoluara.
Njoftimi vjen pas raportimeve ndërkombëtare për disa raste në një anije kroçiere në Atlantikun Jugor, ku janë regjistruar edhe viktima, por autoritetet sqarojnë se kjo situatë nuk lidhet me Kosovën.
Hantaviruset transmetohen nga brejtësit dhe infeksioni ndodh kryesisht përmes ambienteve të kontaminuara.
IKSHPK apelon për kujdes bazik higjienik, duke theksuar se aktualisht nuk ka arsye për alarm në vend.




