Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar heroin e UÇK-së Ekrem Rexha dhe dëshmorët e martirët e rënë më 8 maj gjatë luftës çlirimtare.
Haradinaj e cilësoi Rexhën si një nga figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke vlerësuar rolin e tij udhëheqës dhe vizionar. Ai kujtoi gjithashtu sakrificat e banorëve të disa fshatrave dhe Betejën e Llapushnikut, duke theksuar rëndësinë e saj në luftën çlirimtare.
Sipas tij, gjaku i dëshmorëve dhe martirëve mbetet themel i lirisë së Kosovës dhe kujtimi për ta do të ruhet brez pas brezi.




