Kreu I Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka deklaruar se vendi rrezikon të futet në një cikël të vazhdueshëm zgjedhjesh nëse partitë vazhdojnë me të njëjtën qasje politike.
Sipas tij, zgjedhjet e mundshme nuk do të sjellin ndryshim real, por do të ishin vetëm një “rivotim”. Limaj tha se nëse nuk ndryshon logjika e veprimit politik, zgjedhje mund të ketë sërish edhe në vjeshtë.




