Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se shpërthimi i Hantavirus në anijen turistike MV Hondius nuk paraqet rrezik për pandemi si ajo e COVID-19.
Epidemiologia e OBSH-së, Maria Van Kerkhove, tha se virusi përhapet me vështirësi dhe zakonisht kërkon kontakt të ngushtë, ndërsa rreziku për publikun mbetet i ulët.
Deri tani janë konfirmuar pesë raste dhe tre viktima, ndërsa dyshohet se në bordin e anijes me rreth 150 persona është dokumentuar edhe transmetim i mundshëm mes njerëzve për herë të parë.
Anija kishte nisur udhëtimin nga Ushuaia dhe pritet të mbërrijë në Ishujt Kanarie më 10 maj.




