Kampioni në fuqi Rahoveci është kualifikuar në finalen e playoff-it të Superligës së Kosovës në hendboll, pasi e mposhti në dy ndeshje Besa Famgas.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale u zhvillua në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ku Rahoveci fitoi me rezultat 27:23. Portieri Arti Luzha u dallua me paraqitje të mirë, ndërsa Egzon Gjuka shënoi 7 gola.
Në finale, Rahoveci do të përballet me Kastrioti Ferizaj, ndërsa ndeshja e parë do të luhet në Ferizaj më 20 ose 21 maj.




