Rreth 600 qytetarë kanë paraqitur ankesa për njehsorë elektrikë me afat të skaduar dhe dyshime për matje të pasakta të energjisë elektrike. Edhe pse është konstatuar se një pjesë e tyre kanë qenë jashtë afatit, kompensimi për konsumatorët e dëmtuar ende nuk ka filluar.
KESCO dhe KEDS thonë se janë në fazën e trajtimit të ankesave dhe verifikimit të njehsorëve, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shqiptuar 18 gjoba në vlerë prej 90 mijë eurosh ndaj kompanisë.
Sipas autoriteteve, nëse vërtetohet dëmtimi i konsumatorëve, do të aplikohen korrigjimet përkatëse sipas procedurave në fuqi. Njohës të fushës së drejtësisë theksojnë se kompensimi i qytetarëve është obligim ligjor.




