Mimoza Kusari-Lila ka marrë pjesë në panelin përmbyllës të St. Gallen Symposium 2026, ku u diskutuan sfidat gjeopolitike dhe rendi i ri global.
Ajo ka theksuar ndryshimet në sistemin ndërkombëtar, rritjen e multipolaritetit dhe dobësimin e multilateralizmit, duke vënë në pah rolin e institucioneve globale në ruajtjen e paqes.
Kusari-Lila ritheksoi se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian mbetet prioritet strategjik, duke ngritur shqetësime për standardet e dyfishta ndaj shteteve të vogla.




