Bletarët në Kosovë po kërkojnë më shumë mbështetje institucionale përmes granteve dhe pajisjeve, ndërsa Ministria e Bujqësisë ka premtuar subvencione dhe investime të reja për zhvillimin e sektorit.
Bletari nga Novobërda, Ismet Limani, tha se për vite me radhë ka përfituar vetëm subvencione, duke kërkuar mbështetje konkrete me pajisje dhe modernizim të fermave bletare.
Nga ana tjetër, ministri në detyrë Armend Muja deklaroi se këtë vit mbështetja do të jetë më e strukturuar dhe pagesat do të realizohen më shpejt.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, subvencionimi për bletarinë do të vazhdojë me nga 20 euro për çdo koshere.




