Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Ai tha se pavarësisht propozimit dhe mbështetjes nga dega e tij në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ka vendosur të mos garojë, por të vazhdojë angazhimin politik dhe mobilizimin për parti.
Beqiri e ka cilësuar këtë degë si një nga bastionet më të fuqishme të LDK-së dhe ka shprehur mbështetje për strukturat e saj në procesin zgjedhor.




