Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga qeveria që të subvencionojë drejtpërdrejt sektorin e bujqësisë, me fokus të veçantë te prodhimi i qumështit.
Sipas saj, mbështetja shtetërore duhet të përfshijë të gjithë zinxhirin e prodhimit – nga fermerët, përpunuesit deri te tregtarët – në mënyrë që qumështi vendor të bëhet konkurrues në tregun e brendshëm.
Bajrami ka propozuar që të krijohet një diferencë çmimi deri në 20 cent për litër në favor të qumështit vendor ndaj atij të importuar, duke thënë se kjo do ta orientojë konsumatorin drejt produkteve vendore.
Ajo gjithashtu theksoi se stabiliteti politik dhe zhvillimi ekonomik duhet të jenë prioritete kryesore të qeverisë së re pas zgjedhjeve të 7 qershorit.




