Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.
BE i ka cilësuar të papranueshme sulmet personale të bëra ndaj ambasadorit në Ditën e Evropës, duke theksuar se ai ka vepruar gjithmonë me profesionalizëm dhe integritet të plotë.
Një zëdhënës i BE-së ka deklaruar se kanë besim të plotë në punën e Gonzatos dhe e kanë dënuar fuqishëm retorikën ndaj tij.
Berisha, në reagimet e tij, e kishte quajtur Gonzaton “ambasador të Edi Ramës” dhe kishte pretenduar se ai ka transmetuar informacione të pavërteta në Bruksel kundër opozitës shqiptare.




