Mërgim Lushtaku ka bërë të ditur se ka pirë kafe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza në Skenderaj.
Lushtaku, i cili një ditë më parë kishte mbështetur rikthimin e Fatmir Limaj në listat e Partia Demokratike e Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit, ka publikuar edhe një mesazh ku Hamzën e ka quajtur “kryeministër në ardhje”.
Në postimin e tij, ai nuk ka dhënë detaje për bisedën, ndërsa komentet në rrjete sociale janë fokusuar kryesisht te mundësia e rikthimit të Limajt në PDK.




