Armend Muja ka deklaruar se sektori i qumështit në Kosovë po përballet me presione të jashtme dhe ulje të çmimeve për fermerët.
Ai tha se ka rritje të importit të qumështit pluhur dhe dyshime për zëvendësim të yndyrave shtazore me ato bimore.
Deklaratat i bëri pas protestës së fermerëve në Drenas, të cilët kundërshtuan uljen e çmimit të qumështit.




