Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar dëshmorët e kombit shqiptar të rënë nga 1 deri më 15 maj gjatë luftës çlirimtare.
Në njoftim theksohet se ata ranë në ditët më të vështira, duke mos u tërhequr përballë armikut dhe duke u bërë mburojë e lirisë së Kosovës.
OVL UÇK nderoi sakrificën e tyre, duke e cilësuar si themel të shtetit dhe amanet për brezat e ardhshëm, me mesazhin: “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”.




