Java e 33-të e Superligës së Kosovës në futboll mbyllet sot me dy ndeshje shumë të rëndësishme.
KF Llapi përballet me KF Dukagjini në një duel direkt për largim nga zona e rrezikut.
Ndërsa në Ferizaj, FC Ferizaj pret FC Malisheva, ku vendasit kërkojnë mbijetesën, ndërsa Malisheva vazhdon garën për Evropë.
Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 16:00.




