Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e Katundit të Ri të Pejës, duke i cilësuar ata si pjesë të përjetshme të historisë së Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, ai tha se ëndrra për Kosovën e lirë u bë realitet falë sakrificës së tyre dhe luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Haradinaj përmendi me emra disa nga të rënët, duke theksuar se kujtimi për ta mbetet i përjetshëm dhe u dha lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë.




