KB Trepça ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të serisë finale të Playoff-it, duke e mposhtur KB Bashkimi me rezultat 94–79 në palestrën “Minatori”.
Me këtë triumf, Trepça kalon në epërsi 1-0 në finalen e kampionatit.
Te vendasit u dalluan Mustapha Amzil me 21 pikë e 13 kërcime, Kenneth Hasbrouck me 22 pikë dhe Dardan Kapiti me 16 pikë.
Nga Bashkimi, më efikasi ishte Shannon Shorter me 27 pikë, por pa arritur ta shmangë humbjen.




