Në gjykimin ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, të hënën ka dëshmuar ekspertja Helen Fraser.
Ajo ka thënë se është specialiste në linguistikën forenzike dhe punon në Universitetin e Melbournit në Australi, me mbi 23 vite përvojë në transkripte dhe ekspertiza penale.
Fraser konfirmoi se ka përgatitur raport ekspertize në këtë rast dhe se ka dhënë dëshmi në rreth 100 çështje gjyqësore, kryesisht në Australi.
Procesi ndaj të akuzuarve po vazhdon në Gjykata Speciale në Hagë, ku ata akuzohen për përpjekje për pengim të drejtësisë dhe shkelje të procedurave gjyqësore.




