Në Gjilan, është identifikuar dhe gjobitur një vozitës për tejkalim të rrezikshëm në trafik.
Sipas njoftimit, me datë 03.05.2025, vozitësi i një automjeti Golf me targa vendore ka kryer një tejkalim të parregullt, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor nr. 08/L-186.
Rasti është dokumentuar edhe përmes pamjeve video të publikuara nga qytetarët, ku shihet momenti i tejkalimit të rrezikshëm.
Pas pranimit të materialit, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke identifikuar vozitësin dhe duke i shqiptuar gjobë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Drejtoria Rajonale e Policia e Kosovës në Gjilan ka theksuar përkushtimin për rritjen e sigurisë në trafik dhe ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë rregullat rrugore, si dhe të raportojnë sjelljet e rrezikshme përmes stacioneve policore ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”.




