Ministri i naftës i Iran, Mohsen Paknejad, ka deklaruar se vendi është përballur me sfida për shkak të bllokadës së Shteteve të Bashkuara ndaj porteve iraniane, por se janë marrë kundërmasa.
Ai tha se gjatë 40 ditëve të fundit prodhimi dhe eksporti i naftës nuk janë ndalur, pavarësisht vështirësive të krijuara pas bllokadës.
Paknejad shtoi se Irani ka ndërmarrë masa për të përballuar situatën dhe se procesi i eksportit po vazhdon, duke e cilësuar kundërshtarin “plot me iluzione”.
Ndërkohë, raporte të inteligjencës amerikane sugjerojnë se Irani mund të përballojë presionin ekonomik për disa muaj, ndërsa ndikimi i bllokadës vlerësohet i kufizuar.




