Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin e Superligës Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për javën e 33-të.
Ky çmim i është dhënë portierit të FC Drenica, Kenan Haxhihamzës, i cili u dallua me pritjet e tij në fitoren 2:1 ndaj SC Gjilani.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, ndërsa Haxhihamza u shpreh i lumtur për çmimin dhe falënderoi ekipin për punën e bërë gjatë sezonit.




