Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, po merr pjesë në seminarin e Grupit Special për Mesdheun dhe Lindjen e Mesme të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Romë.
Në këtë forum po diskutohet për sfidat e sigurisë në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme, përfshirë terrorizmin, kërcënimet hibride dhe sigurinë energjetike e detare.
Sipas Kuvendit, pjesëmarrja e Kosovës synon të forcojë rolin e saj në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe aspiratat euro-atlantike.




