Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se Kosova po merr pjesë për herë të parë si shtet partner zyrtar në forumin “Future Industry Minds”, që po mbahet në Gjermani.
Në forum po marrin pjesë kompani kosovare nga sektorë të teknologjisë, industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve, të cilat do të zhvillojnë takime me përfaqësues të industrisë gjermane për krijimin e partneriteteve ekonomike.
Hapjen e forumit do ta bëjë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ndërsa Kusari-Lila do të marrë pjesë edhe në një panel për zhvillimin industrial dhe bashkëpunimin ekonomik.




