Një zjarr ka shpërthyer sot në një banesë pranë shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë.
Sipas zëvendëskomandantit të zjarrfikësve, Samed Shkodra, zjarri ka nisur në kuzhinën e një banese në katin e gjashtë.
Ai bëri të ditur se nuk ka persona të lënduar dhe se situata është vënë nën kontroll nga ekipet e zjarrfikësve./EO/




