Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu ka nisur vizitën zyrtare në Japoni me një takim në JICA.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në digjitalizim, siguri kibernetike, administratë publike dhe menaxhim të fatkeqësive.
Jagxhiu falënderoi JICA-n për mbështetjen ndaj Kosovës në fusha si transformimi digjital, mjedisi dhe trajnimet për administratën publike.




