Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026”.
Ngjarja po mbahet në Schloss Bensberg dhe fokusohet në zhvillimet e industrisë së së ardhmes dhe inovacionit.
Kurti pritet ta hapë konferencën dhe të zhvillojë takime me kompani dhe përfaqësues të ndryshëm pjesëmarrës në këtë forum ndërkombëtar.




